I dashuri i Loredanës "shqiptarizohet", reperja publikon foto të futbollistit me çifteli në dorë (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2026, 15:26
Reperja me famë ndërkombëtare, Loredana, ka ngjallur interes me postimin e fundit në Instagram.
Në foton e publikuar shihet i dashuri i saj, Karim Adeyemi, duke luajtur çifteli, instrument tradicional shqiptar.
Nuk dihet cila është arsyeja e këtij postimi, ndonëse ka zgjuar kureshtje të madhe tek fansat.
Sidoqoftë mbetet të shihet se çka po përgatisin dyshja e famshme e showbizit.

