ANGLEZËT DOMINIOJNË CHAMPIONS-IN/ 5 skudra të Premier League kualifikohen direkt në fazën tjetër

Skuadrat angleze kanë dominuar champions ligën këtë edicion. 5 ekipet të premier ligë u renditën mes 8 më të mirave duke u kualifikuar direkt në fazën tjetër, ndërsa në plej of ka shkuar edhe Njukasëll

E mërkura ishte një natë pothuajse perfekte për klubet e Premier League , me pesë nga gjashtë fitore në Ligën e Kampionëve. Vetëm Newcastle dështoi të fitonte, megjithëse një barazim 1-1 jashtë fushe kundër kampionëve evropës, nuk mund të konsiderohet rezultat negativ.

 Njukasëll siguroi një vend në plej of dhe nëse arrin të kualifikohet në fazën tjetër, do të ishte një rekord, paasi për herë të parë në histori, 6 skuadra nga i njëjti kampionat kalojnë në fazën e 1/16 të champions ligë. Ndërkaq ishte një zhgënjim për PSG, e cila u rendit në vend të 11 dhe do ti duhet të luajë në plej of.

Një fitore të madhe ka arritur CHelsi ndaj Napolit me rezultatin 3 me 2. Londinezët morën 3 pikët në transfertë, duke siguruar një vend mes tetë ekipeve më të mira në champions ligë.

Pedro me dopjet dhe goli i Fernandez eliminuan Napolin nga kompeticioni, pasi renditen në vendin e 30.

Në vend të tretë e mbylli Liverpuli. Skuadra e Slot mposhti 6 me 0 Karabakun. Sfida në Anfilld nuk kishte histori me të kuqtë që dominuan nga minuta e parë. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Salah, i cili nuk shënonte që prej nëntorit.

Pas liverpulit, renditet Totenhemi. Ndryshe nga kampionati, spursat kanë shkëlqyer në champions. Totenhemi mposhti 2 me 0 Frankfuritin në transfertë duke mbajtur vendin e katërt.

Fitorja 2 me 0 i ka mjaftua Manchestester sitit ndaj Gallatasarajt, për të siguruar vendin e tetë dhe të fundit që të dërgon në fazën tjetër.

Arsenali ishte skuadra e vetme që mori pikët e plota në champions ligë. Topcinjtë e kishin siguruar kalimin në fazën tjetër, teksa në sfidën e fundit mposhtën 3 me 2 Kariatin.