Elbasan/ Denoncohet zhdukja e një 62-vjeçareje, policia nis kërkimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2026, 12:55
Shtetasja E. H., 58 vjeçe, banuese në Elbasan, ka kallëzuar se është larguar nga banesa ku jetonte e vetme e afërmja e saj, shtetasja S. B., 62 vjeçe. Shërbimet e Policisë po punojnë për gjetjen e saj dhe sqarimin e rrethanave të largimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
