Çfarë po ndodh në Fier? ‘Shqiponjat’ nxjerrin me forcë një person nga makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2026, 22:35
Një aksion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Fierit, ku një person është ndaluar dhe shoqëruar nga Forcat “Shqiponja”.
Sipas raportimeve të mediave, personi është nxjerrë me forcë nga automjeti i tij dhe është futur në furgonin e policisë.
Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm dhjetëra efektivë policie, ende nuk dihen arsyet e ndërhyrjes së policisë.
