Kodi penal, mbrojtje apo cënim? Bino ngre alarmin: Ndryshimet ligjore lënë gazetarët dhe aktivistët të pambrojtur
Ndryshimet e reja ligjore që lidhin mbrojtjen ligjore të gazetarëve me regjistrimin e tyre formal si biznes ose si të punësuar, rrezikojnë të lënë pa mbrojtje një kategori të gjerë zërash publikë, nga gazetarët e pavarur (freelance) tek aktivistët dhe qytetarët e thjeshtë.
Kjo qasje, e promovuar nga mazhoranca socialiste, po shihet si një përpjekje për të vënë nën kontroll fjalën e lirë, duke krijuar paqartësi dhe duke i lënë individët të pambrojtur përballë padive për shpifje.
Sipas Blerjana Binos, përfaqësueses së organizatës Safe Journalist, e cila ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora news", ekziston një konfuzion i qëllimshëm mes dy koncepteve të ndryshme.
Nga njëra anë, është regjistrimi i një aktiviteti ekonomik, një detyrim normal për çdo biznes, përfshirë mediat, i cili nuk kundërshtohet. Nga ana tjetër, është ideja e rregullimit me ligj të profesionit të gazetarit, e cila bie ndesh me standardet ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Shqipërisë, duke cenuar pavarësinë e medias.
"Atëherë, ky është elementi tjetër i paqartë.
Pra, sepse në disa raste ju referuan regjistrimit për shkak të kryerjes së aktivitetit ekonomik dhe në disa raste regjistrimit dhe urdhërit dhe rregullimit të profesionit të gazetarëve, që janë të lidhura por janë të ndryshme.
Askush nuk flet kundër regjistrimit dhe formalizimit të kujdo që kryen një aktivitet ekonomik, pa diskutim që po. Ndërkohë që urdhëri i gazetarit, rregullimi i profesionit me ligj është një gjë tjetër që unë e shpjegova që është në kundërshtim me standartet dhe me vetë kushtetutën e Shqipërisë.
Tani të qëndrojmë te çështja e regjistrimit si veprimtari ekonomike.
Kushdo që vendos të kryejë një biznes të caktuar, qoftë ai edhe në po themi në komunikim, në media e të tjerë me radhë, duhet të regjistrohet në autoritetet përkatëse.
Për shembull, si një person fizik pranë QKB-së apo si një organizatë jofitimprurëse në gjykatën e Tiranës. Por jo të gjithë, jo të gjithë gazetarët, jo të gjithë ata që marrin pjesë në hapësirën publike, jo të gjithë ata që e kryejnë funksionin e lirisë së shprehjes, duhet të regjistrohen ose janë të regjistruar në këtë formë.
Çfarë nënkupton kjo? Ka gazetarë që janë freelancë, të cilët punojnë në bazë të kontratave, në bazë të projekteve me media vendase apo të huaja.
Ndaj nuk ka një kontratë të rregullt punësimi dhe nuk kam pse të jenë dhe plotësisht të deklaruar si ose të hapin biznes, pra të kenë një person fizik, sepse ata punojnë në bazë të kontratës së konsulencës me ditë të caktuara në vit dhe u paguhet tatimi në burim.
Dhe sërish janë plotësisht të ligjëruar. Kështu që këta, nuk e di, këta mbeten të pambrojtur sepse nuk është e qartë nga mënyra sesi është shkruar dhe është parashikuar në kodin penal.
Elementi tjetër është që ka individë që mund të jenë aktivistë. Marrim për shembull aktivistët që janë qytetarët që janë duke protestuar për ndërtimin e hidrocentraleve të ndryshme, shembulli i Zall Gjoçajt që ne e kemi ndjekur.
Ata janë hedhur në gjyq për shpifje nga kompania që po ndërton hidrocentralin aty.
Pse? Sepse janë ngritur në protestë. Tani ata janë një grup qytetarësh, një grup fshatarësh në atë zonë, të cilët janë ngritur si aktivistë të protestojnë për një të drejtë të tyre dhe kompania i ka hedhur në gjyq për shpifje dhe fyerje sepse është ka thënë i është dëmtuar reputacioni i kompanisë. Këta nuk kanë si të jenë të regjistruar, nuk kanë pse të kenë një NIPT, nuk kanë pse të jenë të regjistruar si OJF.
Ata janë një aktivist që po mbrojnë një të drejtën e tyre, po mbrojnë komunitetin e tyre. Tani ata mbeten të pambrojtur nga këto ndryshime sepse nuk kanë një NIPT në QKB, nuk kam pse ta kenë një NIPT në QKB.
Në hapësirën publike flasin sinjalizuesit, flasin përfaqësues të shoqërisë civile, flasin akademikë, flasin individë, një qytetar i thjeshtë, është në të drejtën e tij.
Sa kohë që është duke kryer funksionin e lirisë së shprehjes, në funksion të interesit publik, duhet ta sigurojë sipas standardeve të Këshillit të Europës, duhet ta ketë këtë mbrojtje dhe kjo mbrojtje nuk duhet të jetë e lidhur me statusin apo me regjistrimin.
Pra edhe për të qartësuar pozicionin tonë që nuk po flasim kundër formalizimit në rastet kur je duke kryer funksion ekonomik, por kjo nuk duhet të përjashtojë nga mbrojtja të gjithë kategoritë e tjera që janë roltarë publik dhe që kryejnë një funksion në hapësirën publike.
Pastaj kemi dhe një element tjetër që është shumë i rëndësishëm dhe që na çon tek edhe probleme edhe më të mëdha që ka media, që është çështja, a janë të gjithë gazetarët, reporterët, punonjësit e mediave me kontrata të rregullta pune sikurse përmendën edhe dje përfaqësuesit e mazhorancës në seancë plenare, a janë të gjithë në kushte të denja pune?
Dhe këtu ne e kemi thënë, shpifja është vetëm një element, por nuk i zgjidh problemet e mëdha që ka media dhe problemet kryesore që kanë gazetarët kanë të bëjnë me kushtet e punës dhe me të drejtat e tyre që nuk respektohen plotësisht në vendet e punës, që është e konfirmuar edhe përmes institucioneve shtetërore, edhe përmes vetë Inspektoratit të Punës, Autoritetit të Mediave Audiovizive në konferencën që bëmë vitin e kaluar, por dhe nga raportet tona të pavarura, është e qartë që në të gjithë sektorët, përfshirë dhe mediat audiovizive, ato online, mediat lokale e të tjera me radhë, ka probleme me zbatimin e kodit të punës dhe me formalizimin dhe zbatimin e plotë të kontratave të punës së gazetarëve.
Kështu që shumë gazetarë të cilët mund të jenë në këto kushte, ne mund t'i shohim në publik, mund t'i njohim, mund të jenë të njohur si të tillë, por ndërkohë mund të kenë probleme me formalizimin për shkak të problemeve që kanë vetë institucionet mediatike në zbatimin e kodit të punës.
A do të mbeten këta të pambrojtur? A nuk ka në fakt shteti një detyrim pozitiv për t'i mbrojtur ata më shumë dhe për të siguruar që këto organizata, kompani mediatike të sigurojnë kushte të denja pune dhe të zbatojnë plotësisht kodin e punës për gazetarët? Pra, në qoftë se qeveria shqiptare, shteti shqiptar ka detyrim, ka një detyrim pozitiv për të mbrojtur gazetarët dhe të gjithë ata që e kryejnë funksionin e lirisë së shprehjes", u shpreh Bino.
