Plagosje me a*më në Shijak/ U konfliktuan me 45-vjeçarin, në kërkim dy kushërinjtë
Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Shijak mbrëmjen e shkuar. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 45-vjeçari është konfliktuar me dy kushërinj dhe më pas konflikti është përshkallëzuar deri në shkrepje të armës.
45-vjeçari është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy kushërinjtë janë shpallur në kërkim nga policia.
Njoftim:
Shijak/Informacion paraprak Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.
