Incident me a*më zjarri pranë kufirit SHBA-Meksikë/ Një i pl*gosur në gjendje kritike, i përfshirë një agjent i ICE-së

Një person ndodhet në gjendje kritike pas një incidenti me të shtëna me armë zjarri ku ishte përfshirë një agjent i ICE-së në Arizona, pranë kufirit SHBA-Meksikë, njoftuan zyrtarët lokalë.

FBI-ja kërkoi ndihmën e Departamentit të Sherifit të Qarkut Pima për të udhëhequr hetimin e përdorimit të forcës që përfshin agjentin dhe po kryen një hetim paralel, tha departamenti në një njoftim për shtyp.

“Ne i kërkojmë komunitetit të mbetet i duruar dhe mirëkuptues ndërsa ky hetim ecën përpara. Do të shqyrtojëm plotësisht të gjitha aspektet e incidentit megjithatë, këto hetime janë komplekse dhe kërkojnë kohë”, deklaroi departamenti.

Incidenti ndodhi në Arivaca, një qytet me rreth 600 banorë, një orë në jug të Tucsonit, pranë kufirit SHBA-Meksikë.