KULLA PO U BLLOKON RRUGICËN/ Banorët akuza firmës kompanisë Titan Shpk: Po na cënon pronat

Banorët e Myslym Shyrit akuzojnë firmën “Titan SHPK” se po u bllokon rrugicën e aksesit drejt garazheve gjatë ndërtimit të një kulle. Çështja është në gjykatë, ndërsa banorët kërkojnë rishikimin e lejes së ndërtimit për t’u garantuar e drejta e pronës.

Banorë të zonës së Myslym Shyrit në Tiranë denoncojnë se firma Titan SHPK, gjatë ndërtimit të një kulle pranë Policisë së kryeqytetit po rrethon një rrugicë që I shërben komunitetit si hyrje dalje për garazhdet nëntokësore, të cilat janë në pronësi të 25 familjeve dhe janë të regjistruara me hipotekë.

Banorët pretentojnë se firma TITAN SHPK me administrator Refki Peposhin po u mohon të drejtën e pronës, ndërsa kundërshtimet për rrethimin  e rrugicës kanë krijuar përplasje edhe me policinë.

Banorët thonë se prej një viti e gjysmë, janë në beteje ligjore me firmën ndërtuese dhe aktualisht çështja ndodhet në gjykatën e shkallës së parë për shqyrtim.

Ata shtojne se, edhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, I ka kërkuar institucioneve përkatëse rishikimin e lejes së ndërtimit për kullën

Banorët thonë se nuk janë kundër zhvillimit, por kërkojnë rishikimin e lejës së ndërtimit, në mënyrë që tu garantohet e drejta e pronës së tyre.