“He mo Çim, a do vish?”/ Dr*ga në qelitë e Elbasanit, arrest me burg për policin e burgut dhe dy "ortakët" e tij

Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të datës 22.01.2026 dhe bazuar në vendimin nr. 784, datë 19.12.2025, autoritetet kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tre shtetasve të dyshuar, të cilët ndodhen në hetim.

Sipas burimeve zyrtare, masa është zbatuar ndaj:

• Ndricim Kroi, punonjës policie pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan;

• Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri;

• Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan.

Ekzekutimi i masës së sigurisë është kryer në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe veprimeve të dyshuara që lidhen me këtë çështje.