Salianji: Do të jem gjithmonë kundër kësaj qeverie/ Kjo protestë është reagim ndaj skandaleve të fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2026, 18:52
Ervin Salianji: Do të jem gjithmonë kundër kësaj qeverie.
Në një prononcim për “Ora News”, ish-deputeti Ervin Salianji deklaroi se ka qenë pjesëmarrës në të gjitha protestat e Partisë Demokratike dhe se do të vazhdojë të jetë aktiv në opozitë.
“Kam qenë edhe në protestën e parë, kam qenë në çdo protestë të Partisë Demokratike dhe do të vazhdoj të jem kundër kësaj qeverie në çdo moment. Jam dhe do të jem një ndër denoncuesit më të zëshëm të opozitës. Kjo protestë është një reagim ndaj skandaleve të fundit të qeverisë,” tha Salianji.
