Dh*nuan oficeren brenda ambienteve të komisariatit, arrestohen dy vajza në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2026, 15:14
Policia ka arrestuar ditën e sotme dy vajza në Tiranë. Ato u arrestuan nga forcat blu, pasi dhunuan oficeren e policisë brenda ambienteve të komisariatit.
Ngjarja ka ndodhur në komisariatin numër tre në Tiranë, ku dy të rejat dyshohen se kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie. Policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit: -M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie.
