Kushërinjtë nxjerrin armët dhe bashkë me 3 të tjerë sulmojnë dhe pl*gosin një person në Kukës

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Kukës.

Gjatë një konflikti me armë mësohet se një person ka mbetur i plagosur.

Burime bëjnë me dije se personi i lënduar gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Policia Kukës / Informacion paraprak

Në një lokal në qytetin e Kukësit, shtetasit Ç. M. dhe E. M. (kushërinj me njëri-tjetrin), dyshohet se, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.

Shtetasi S. I. është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për kapjen e autorëve dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.