Jorida Tabaku nga 'foltorja' e degës nr.2/ Tabaku: Duhet të flasim dhe të tregojmë guxim për të ndryshuar PD

Partia Demokratike ka vijuar turin e saj të Foltoreve, duke u përqendruar te shqetësimet dhe pritshmëritë e qytetarëve.

Në fjalën e saj, deputetja Jorida Tabaku theksoi se fokusi kryesor duhet të jenë problemet e shqiptarëve dhe përgjigjja ndaj sfidave të kohës.

Tabaku nënvizoi se Partia Demokratike ka treguar aftësinë për t’u përballur me sfidat dhe është e vendosur të vazhdojë rrugëtimin e nisur deri në fund.

“Duhet të flasim dhe të tregojmë guxim për të ndryshuar dhe përmirësuar Partinë Demokratike. Duhet t’i përgjigjemi sfidave që koha kërkon dhe të fokusohemi tek shqetësimet që kanë shqiptarët. A kemi gabuar? Po, plot herë. A jemi rrëzuar? Po, por jemi ngritur sërish. Na duhet mbështetja juaj që këtë rrugëtim ta çojmë deri në fund,” - u shpreh deputetja.