Flamur Noka akuza ndaj Ballës: Ironi e turpshme që flitet për l*ftë kundër dr*gës, emri i tij del në përgjimet e ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Taulant Balla për luftën kundër drogës, duke i cilësuar ato si fyese për shqiptarët.
Në një postim në Facebook, Noka deklaron se është “ironi e turpshme” që, sipas tij, një person i përmendur në dosje ndërkombëtare të trafikut të drogës të flasë për luftë kundër saj.
Ai akuzon Taulant Ballën për përfshirje në çështje të lidhura me krimin e organizuar, duke pretenduar se këto fakte janë të dokumentuara dhe ndodhen në duart e SPAK-ut.
Sipas Nokës, emri i Taulant Ballës del në përgjime të platformës Sky Encrochat, ku, sipas tij, ai shfaqet duke marrë porosi dhe duke koordinuar veprimtari të trafikut të drogës.
Ai shton se dosje të ardhura nga Londra dhe Brukseli përfshijnë edhe emrin e ministrit socialist.
Në deklaratën e tij, Noka e cilëson qeverinë e kryeministrit Edi Rama si “narkoshtet”, duke pretenduar se paratë e drogës janë përdorur për të blerë vota, për të ndikuar drejtësinë dhe për të kontrolluar median.
Ai akuzon kryeministrin Rama si ideatorin e kësaj situate, duke e quajtur Shqipërinë “narkoshtetin e vetëm në Europë”.
