Korçë, disa zona pa energji/ Ekipet teknike në terren
Situata në Qarkun Korçë – Përditësim i mëngjesit
Raportohet se janë 5 fidera pjesërisht jashtë funksionit, konkretisht:
Grupi Operativ Pogradec – 2 fidera pjesërisht jashtë funksionit:
Fideri Potgozhan, NST Guri i Kuq pa energji zonat Jollë dhe Tallë, 4 abonentë ruralë.
Fideri Potgozhan, NST Guri i Kuq pa energji 4 abonentë (antenat RTSH, Vodafone, TV Klan).
Grupi Operativ Ersekë – 3 fidera pjesërisht jashtë funksionit:
Fideri 8 Rehovë, NST Ersekë, pa energji zonat Rehovë dhe Starjë Qendër, 76 abonentë ruralë.
Fideri 3, NST Ersekë, pa energji zona Gjonç, 15 abonentë.
Fideri 4, NST Mollas, pa energji zonat Pepellash dhe Butkë, 17 abonentë ruralë.
Ekipet teknike janë në gadishmëri të plotë dhe po ndjekin nga afër situatën për riparimin e defekteve në terren.
Të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë në gjendje normale pune.
Hidrovori i Pogradecit, fideri (8–18) “Përpunim Druri”, NST Pogradec, është në funksionim normal.
ARRSH – Drejtoria Qendër-Lindje informon se kontraktorët kanë punuar gjatë natës për kriposjen e akseve rrugore.
Nga bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika.
Prefektura e Qarkut Korçë vijon monitorimin e situatës në bashkëpunim me të gjitha strukturat përgjegjëse.