FOTO-LAJMI/ "Alo, Dedë!" - Elektriçisti në Kolonjë sfidon erën e fortë dhe temperaturat në minus për t'u sjellë energjinë banorëve

Vendi ynë po përjeton mot të ftohtë, shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore, të cilat në disa zona të ndryshme kanë shkaktuar jo pak problematika, siç është dhe ndërprerja e energjisë elektrike. 

Përballë këtyre kushteve atmosferike, elektriçisti në Kolonjë sfidon erën e fortë dhe temperaturat tepër të ulta që shkojnë në minus, duke sjellë energjinë eletrike për banorët.