Pas 4 vitesh në krye të Prefekturës së Korçës, lirohet nga detyra Nertil Jole/ Ja kush e merr drejtimin...
Pas afro 4 vitesh në drejtimin e prefekturës së Korçës, Nertil Jole largohet nga detyra, ndërsa institucionin lokal do ta udhëheqë Florinda Zegullaj.
Gjatë mandatit të tij, Jole ka qenë i angazhuar në trajtimin e emergjencave civile, zbatimin e politikave rajonale dhe promovimin e paketës së përbashkët turistike për juglindjen e vendit.
Florinda Zegullaj, emri i ri në krye të prefekturës, nuk ka qenë më parë aktive në politikën lokale, por ka pasur pozicione të rëndësishme në Universitetin e Korçës, ku ka qenë përgjegjëse për sektorin e prokurimeve dhe investimeve.
Zegullaj është gjithashtu pjesë aktive në nisma për fëmijët me autizëm dhe ka përfunduar studimet master në Poloni, duke u diplomuar me vlerësime të larta si doktore shkencash. Përvojat e saj akademike dhe angazhimi social pritet të sjellin një qasje të re në menaxhimin e prefekturës së Korçës.

