VIDEO/ Dy automjete përplasen te Shkëmbi i Kavajës, mbetet i bllokuar pasagjeri

Raportohet se një aksident ka ndodhur në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sipas informacioneve, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Në një prej automjeteve të aksidentuar njëri nga pasagjerët mbeti i bllokuar, por u arrit të nxirrej nga forcat zjarrfikëse.

Më pas, pasagjeri së bashku me personat e tjerë që ndodheshin në automjetet e aksidentuara janë transportuar drejt spitalit, jashtë rrezikut për jetën.