Shkartisen prefekturat! Ja kush u shkarkua dhe kush u emërua në dy qarqe. Qeveria merr vendime të forta edhe për Shëndetësinë, energjinë dhe ...

Këshilli i Ministrave mori disa vendime, duke përfshirë emërime dhe lirime nga detyra:

Prefektët e Qarkut Durrës dhe Korçë: Emiljan Jani dhe Nertil Jole lirohen; Adrian Gurra emërohet në Durrës, Florinda Zegullaj në Korçë.

Miratimi i financimit të shërbimeve shëndetësore spitalore për vitin 2026.

Përcaktimi i kritereve për shpërndarjen e grantit për organizatat sportive, përfshirë Komitetin Olimpik dhe Paralimpik, Federatat Olimpike, Fondacionet Sportive dhe Këshillin e Arbitrazhit Sportiv.

Plani vjetor i pranimit në Shërbimin Civil për 2026: 1067 vende vakante (11 për nivelin e lartë, 99 mesëm, 205 të ulët, 752 ekzekutiv).

Shpallja e zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore: Dibër, Memaliaj, Tepelenë.

Miratimi i ndërtimit të centralit eolike në Mollaj (Bashkia Korçë) dhe fotovoltaik në Vlashaj (Bashkia Bulqizë).

Emërime të tjera: Erlind Sulo, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Piro Misha lirohet si drejtor i Bibliotekës Kombëtare; Shkëlqim Hajdari lirohet nga Inspektorati i Përgjithshëm.