Aksident fatal në Tiranë/ I bie betoneria mbi trup,puntori 58-vjeç humb jetën. Arrestohet 36-vjeçari përgjegjës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2026, 17:36
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë, ku një punëtor ndërtimi, 58 vjeç, humbi jetën si pasojë e rrëzimit të një betoniereje.
Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit të punës, një 36-vjeçar, është arrestuar.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi E. L., 36 vjeç, dyshohet se si pasojë e rrëzimit të pompës së betonieres që ai drejtonte, u shkaktua dëmtimi fatal i punonjësit R. R., 58 vjeç.
