VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (21 janar 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Reshje të dendura dëbore priten në rajonin e Balltikut dhe Europën Lindore, ndërsa gadishulli Iberik dhe skaji Juglindor i Europës do të përballen me reshje intensive shiu dhe stuhi të forta ere. Ballkani do të ketë reshje të pakta shiu e dëbore, ndërsa gadishulli Apenin dhe Europa Perëndimore paraqiten të kthjellëta dhe të ftohta.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket  vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Vendi dominohet nga vranësirat, me reshje të pakta shiu në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë në zonat malore Lindore. Paqëndrueshmëria vijon deri në mëngjesin e së enjtes. Temperaturat luhaten nga -3°C deri në 11°C. Era fryn nga Verilindja, mbi 45 km/h, duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme .Ballkani do të mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëbore, herë pas here me stuhi ere. Ishujt Britanikë dhe Europa Jugperëndimore përkeqësohen me reshje intensive. Ndërkohë, Balltiku dhe Europa Qendrore do të kenë mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Vijojnë vranësirat e shpeshta, më të dendura në Veri dhe Veriperëndim, me reshje shiu dhe dëborë në zonat e thella malore. Pasditja sjell rrebeshe afatshkurtra shiu dhe dëbore në Lindje. Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 14°C. Era fryn nga Lindja, mbi 45 km/h, me dallgëzim mbi 2 ballë.