Vr*sja e ish-policit Santiago Malko/ GJKKO jep vendimin për vëllezërit Duka dhe grupin e tyre

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka shpallur vendimet për grupin e akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, e ndodhur më 27 gusht 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, brenda makinës së tij tip “BMË X5”.

Për Leonard Duka, gjykata ka vendosur dënimin më të lartë, 30 vite burg, ndërsa për Erlis Duken është shpallur i pafajshëm. Fatmir Hyseni, Aleksander Manxhaku, Oltjon Loga dhe Dritan Agaj janë dënuar secili me nga 25 vite burg.

Santiago Malko u ekzekutua nga një grup i akuzuar për vrasje me porosi, ku në krye të tij ishin dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis.

Klani Duka përbëhet gjithashtu nga Ilir Selmani, Ervis Metani, Xhoni Nica dhe të tjerë, të cilët aktualisht janë në kërkim dhe për të cilët është shpallur dënim në mungesë.

Derisa Leonard Duka është arrestuar dhe ndodhet në burg, pjesa tjetër e të akuzuarve vazhdon të jetë në arrati.

Deri më tani, i vetmi që ka marrë dënim të plotë me 25 vite burg është Blendi Teta, i cili akuzohet se mbante nën vëzhgim lëvizjet e Malkos dhe informonte autorët e ekzekutimit.

Gjykata e konsideroi këtë ngjarje si një vrasje të planifikuar dhe të organizuar nga grupi, duke marrë masa për të ndëshkuar autorët e përfshirë në këtë krim të rëndë.