Shisnin a*më në zonën e Freskut dhe në Tufinë, dalin FOTOT e 3 të arrestuarve
Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti janë arrestuar si anëtarë të një grupi të trafikut të armëve.
Ndërkohë një tjetër person është shpallur në kërkim.
Njëri prej të arrestuarve Ilir Zyberi i cili ka qenë i dënuar për vrasjen e një italiani me 22 vjet burg është i njohur edhe me mbiemrin Avdillari, pasi e ka ndryshuar atë pas martese.
Ai gjithashtu është vëllai i Fatmir Avdillarit, i njohur si Xubi, i cili u aksidentua për vdekje në bulevardin "Migjeni" në 2021-shin.
Armët e sekuestruara të cilat kapin vlerën 700-800 euro dyshohet se i kanë sjellë nga Fieri, ndërsa po në këtë qytet po hetohen persona të tjerë që mund të jenë pjesë e grupit.
Armët do të shiteshin për llogari të grupeve të tjera kriminale dhe dyshohet se do do përdoreshin në ngjarje kriminale.
