15 vite pritje, një hap drejt SPAK-ut/ Mark Nika kërkon drejtësi për 21 Janarin: Kam kërkuar takim me prokurorin

Pas përfundimit të homazheve për katër protestuesit e vrarë më ’21 janar’, xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika i është drejtuar SPAK-ut.

Ai tha se ka kërkuar takim me prokurorin Alfred Shehu.

“Kam kërkuar takim me prokurorin e Alfred Shehu”, ka thënë ai pasa se të hynë në Prokurorinë e Posaçme.

Më herët në një intervistë për TCh, ai u shpreh i shqetësuar për retorikën politike të këtyre 15 viteve nga politika për 21 Janarin. Ai e shikon bërjen drejtësi për këtë ngjarje vetëm nga SPAK.