JUSTIN BIEBER NË ROLIN E BABAIT/ Hailey Bieber postoi foton që u kthye në virale
Justin Bieber ka rikthyer vëmendjen e fansave në rrjetet sociale, këtë herë jo me muzikë, por me një moment të veçantë familjar. Bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, ka publikuar në nje story ne rrjetet sociale Instagram një foto ku këngëtari shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e tyre Jack Blues.
Ylli muzikes pop Justin Bieber , 31 vjeç, shfaqet pa bluzë, me tatuazhet e tij karakteristike, ndërsa mban me kujdes të voglin me flokë biondë. Bashkshortja Hailey e ka shoqëruar foton me mbishkrimin “Njësoj si babai”, duke theksuar ngjashmërinë mes të atit dhe të birit u shpreh ajo.
Ky nuk është rasti i parë që Hailey ndan momente nga jeta e saj si nënë. Në fillim të vitit, ajo publikoi disa foto ku fansat panë detaje të vogla nga Jack Blues, i lindur në gusht të vitit 2024, përfshirë flokët e tij të çelët dhe byzylykun e këmbës së saj me emrin e djalit.
Familja Bieber ka ndar edhe me pare per ndjeksit ne rrjete socieale momente nga festat familjare te Krishtlindjes , duke u shfaqur me pizhame të njëjta festive. Çifti u fejua në vitin 2018 dhe u martua po atë vit në Nju Jork, ndërsa një vit më pas organizuan ceremoninë e madhe martesore.
Sipas burimeve pranë çiftit, ardhja në jetë e Jack Blues ka forcuar edhe më shumë lidhjen e tyre, duke e kthyer djalin në qendrën e gjithçkaje për familjen Bieber u shpreh ajo ne kete postim te fundit.
