Brooklyn Beckham: Kam qenë i kontrolluar për pjesën më të madhe të jetës sime
Konflikti i familjes Beckham ka dalë përfundimisht nga korniza e thashethemeve te shumta te thashethemeve dhe është shndërruar në një skandal të hapur që po trondit Hollywood-in.
Brooklyn Beckham ka reaguar publikisht përmes një deklarate të gjatë në Instagram, ku akuzon prindërit e tij, David Beckham dhe Victoria Beckham, se prej vitesh kanë tentuar të “kontrollojnë narrativën” e jetës së tij dhe se janë përpjekur “në mënyrë të vazhdueshme të shkatërrojnë” martesën e tij me Nicola Peltz.
Brooklyn, i cili është i distancuar nga familja prej rreth tre vitesh, shpjegon se ka zgjedhur të heshtë për një kohë të gjatë për të ruajtur privatësinë, por sipas tij kjo heshtje është shfrytëzuar kundër tij.
“Kam heshtur për vite me radhë dhe kam bërë çdo përpjekje që këto çështje të mbeten private. Fatkeqësisht, prindërit e mi dhe ekipi i tyre kanë vazhduar t’i drejtohen mediave, duke mos më lënë asnjë zgjidhje tjetër veçse të flas vetë dhe të tregoj të vërtetën për disa nga gënjeshtrat që janë publikuar”, SHOREHT AI.
Brooklyn thekson qartë se nuk kërkon pajtim me familjen dhe se kjo deklaratë është një akt vetëmbrojtjeje.
“Nuk dua të pajtohem me familjen time. Nuk jam duke u kontrolluar nga askush. Për herë të parë në jetën time po qëndroj për veten time.”, shtopi djali i çiftit Bekham.
Në deklaratën e tij, Brooklyn e përshkruan marrëdhënien me prindërit dhe vëllezërit si të rreme dhe të ndërtuar mbi fasada publike. Sipas tij, lidhjet familjare janë mbajtur gjallë vetëm përmes “postimeve të sforcuara në rrjetet sociale” dhe daljeve formale në evente familjare. Ai i akuzon prindërit se kanë shpërndarë “gënjeshtra të panumërta” në media për jetën e tij personale dhe për bashkëshorten.
Një pjesë e rëndësishme e deklaratës i kushtohet marrëdhënies me Nicola Peltz, për të cilën Brooklyn thotë se prindërit e tij kanë bërë gjithçka për ta penguar.
Ai pretendon se nëna e tij, Victoria Beckham, e anuloi në momentin e fundit realizimin e fustanit të nusërisë së Nicolas dhe se u përpoq ta bindte atë të nënshkruante dorëheqjen nga të drejtat mbi emrin e tij përpara martesës.
Brooklyn ndalet edhe te një moment shumë i ndjeshëm nga dita e dasmës, duke treguar se si nëna e tij ia prishi vallëzimin e parë me bashkëshorten.
“Marc Anthony më thirri në skenë, ku sipas programit duhej të ishte vallëzimi im romantik me gruan time, por në vend të saj, nëna ime po më priste aty. Ajo kërceu në mënyrë shumë të papërshtatshme me mua, përpara të gjithëve. Nuk jam ndjerë kurrë më i parehatshëm dhe më i poshtëruar në gjithë jetën time.”. ka rrëfyer ai.
Në fund të deklaratës, Brooklyn kundërshton narrativën e përhapur se Nicola Peltz e kontrollon jetën e tij, duke e quajtur këtë pretendim “krejtësisht të rremë”.
“E vërteta është e kundërta. Janë prindërit e mi ata që janë përpjekur të më manipulojnë.”, ka delaruari ai duke e mbyllur mesazhin me një deklaratë të qartë për mënyrën se si dëshiron të jetojë: “Unë dhe gruaja ime nuk duam një jetë të formësuar nga imazhi, shtypi apo manipulimi. Gjithçka që duam është paqe, privatësi dhe lumturi për ne dhe familjen tonë të ardhshme.”
Deklarata e Brooklyn Beckham ka shkaktuar reagime të forta në media dhe publik, duke vënë në pikëpyetje imazhin e familjes Beckham, e cila për vite me radhë është perceptuar si një nga familjet më të unifikuara dhe më të mbrojtura në botën e famës.

