Mbledhja e parave në kohë rekord për Dajanën/ Tushi: Reagimi i shoqërisë do të ishte ndryshe për një person të zakonshëm
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora News, profesori dhe sociologu Gezim Tushi dha një panoramë të gjerë mbi ndikimin e teknologjisë dhe mediave në jetën tonë.
I pyetur për rastin e fundit të modeles së njohur Dajana Kalo, dhe nëse fama e saj ka ndihmuar që të mblidhej shuma për kurimin jashtë vendit, Tushi u shpreh se reagimi i shoqërisë mund të kishte qenë ndryshe nëse personi në fjalë nuk do të ishte i njohur:
“Nuk e besoj. Duhet të jemi të vërtetë me realitetet tona. Idetë e vlerësimit nga fama dhe suksesi, glorifikimi i figurave publike, tregojnë se shoqëria e sotme nuk është më ajo e humanizmit. Fama po kthehet në përfitime të tjera. Nëse këtë test në media do ta bënte një person i zakonshëm, nuk besoj se do të arrihej ky rezultat.”
Sociologu thekson se perceptimi ndaj individëve të njohur shpesh ndikon më shumë sesa nevoja reale, duke reflektuar ndryshimet që kanë ndodhur në vlerat dhe prioritetet e shoqërisë së sotme.
Ndiqni intervistën e plotë:
