VIP-at me nipt në rrjete sociale/ Elbasani: Ja çfarë ndryshon realisht për bizneset online pas vendimit të ri
Ndryshimet e fundit ligjore për tregtinë elektronike kanë ngjallur konfuzion, duke krijuar idenë se në shënjestër janë llogaritë personale të influencerave apo blogerëve. Megjithatë, realiteti është ndryshe.
Për të folur më shumë për këtë temë, e ftuar në studion e lajmeve në "Ora news", Nadia Elbasani, eksperte IT, e cila tha se regullat e reja nuk bllokojnë profilet në Instagram apo TikTok, por faqet e website-ve (domain-et) që kryejnë shitje produktesh pa qenë të regjistruara.
"Atëherë, ka ardhur koha që të diskutojmë diçka dhe më të gjerë sesa kaq. Ndryshimet që patëm disa ditë më përpara, në fakt prekin faqet të cilat merren me shitje të produkteve të ndryshme.
Herë pas here nëpër media është thënë që prek influencera-t, prek blogerët.
Në fakt, po të shikojmë relacionin shoqërues, kuptojmë që në fakt bllokohen faqet e website-it. Nuk bllokohet llogaria personale e një influenceri në Instagram, TikTok e të tjera me radhë. Edhe pse diskutimi do të duhet të shtrohet edhe në këtë dimension.
Pra, përveç faqeve të cilat ë kryejnë shitje të produkteve të ndryshme tek klientët, do të duhet që diskutimi të shtrohet edhe pak më i gjerë tek përgjegjësia që një influencer ka në rrjetin e tij social për shkak të ndikimit që ky person ka në në masë. Pikë së pari, bllokohet domain-i, bllokohet website-i.
Që do të thotë, herë pas here, përveç aspektit monetar, në të cilën është fokusuar, janë fokusuar ndryshimet ligjore, fokusohemi pak edhe tek mbrojtja e konsumatorit.
Që do të thotë, nëse unë kryej një blerje në një faqe në Instagram, e cila duket sikur po merret me e-commerce, por në të vërtetë është në nivelet më të ulëta të mundshme, mundet që nesër të mbyllet, unë nuk kam asnjë mbrojtje si konsumator.
Që në këtë moment fillon përgjegjësia e një faqeje, e cila duhet të jetë e regjistruar, duhet të jetë e deklaruar dhe, me këtë, me këtë arsyetim, edhe unë si konsumator i thjeshtë, kam një mbrojtje të shtuar kur vjen puna tek produktet që blej dhe tek të drejtat që kam si konsumator.
Pikë së pari. Përsa i përket asaj që unë po dëgjoj në media, përgjegjësia e influencer-ave, blogerëve e të tjera me radhë, që dhe kjo është një çështje që duhet diskutuar.
Ka vende si për shembull Franca, Italia, të cilat e kanë, e kanë hapur këtë debat prej kohësh. Italia që në vitin 2023 e të tjera me radhë.
Unë po ju përmend në fakt edhe disa raste publike, siç është Chiara Ferragni, e cila në rrjetin e saj social, reklamonte një produkt, përfitimet e të cilit do të duhet të shkonin për një spital fëmijësh në në Itali.
Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi, procesi gjyqësor që ajo kaloi dhe para pak ditësh e mbylli, por na vuri në vëmendje faktin se influencer-at dhe personat që kanë një, ndikim publik me me rrjetin e tyre social, duhet të kenë gjithashtu dhe një përgjegjësi të shtuar. Kjo jo domosdoshmërisht që të regjistrohen si biznes, por që të kenë përgjegjësi mbi reklamimet që bëjnë, në radhë të parë, dhe e dyta, të deklarojnë përfitimet si pasojë e këtyre reklamimeve", u shpreh Elbasani.

