Tregtia me jashtë në 2025: Eksportet në rënie, importet në rekord
Gjatë vitit 2025 eksportet shqiptare pësuan rënie të ndjeshme, duke zbritur në 346 miliardë lekë, rreth 27 miliardë më pak se një vit më pare. Goditja kryesore erdhi nga materialet ndërtimore, metalet, mineralet dhe energjia, ndërsa vetëm ushqimet, pijet, duhani dhe makineritë shënuan rritje modeste pa ndryshuar bilancin negative.
Struktura gjeografike e tregtisë po ndryshon, me rënie të eksporteve drejt Italisë dhe vendeve fqinje, rritje drejt Greqisë, Gjermanisë dhe Spanjës, si dhe me Kinën që po forcon pozitat e saj në importe
Kompanitë shqiptare shitën 27 miliardë lekë më pak drejt tregjeve të huaja gjatë vitit 2025, duke reflektuar një ngadalësim të ndjeshëm të eksporteve.
Vlera totale e eksporteve zbriti në 346 miliardë lekë, nga 373 miliardë lekë në vitin 2024, ndërsa importet mbetën pothuajse të pandryshuara, në 887 miliardë lekë.
Goditjen më të fortë eksportet e morën nga materialet ndërtimore dhe metalet, si dhe nga minerale, lëndë djegëse dhe energjia, sektorë që deri dje mbanin peshën kryesore të shitjeve jashtë vendit.
Vetëm ushqimet, pijet, duhani dhe makineritë arritën të japin sinjale pozitive, por pa mundur të ndryshojnë kahun e përgjithshëm të tregtisë.
Në krahun tjetër Shqipëria vijon të blejë më shumë sesa shet. Importet gjatë vitit 2025, importet e mallrave arritën në 887 miliardë lekë, vetëm 7 miliardë lekë më pak se një vit më parë.
Ulja ishte e lehtë dhe u ndikua kryesisht nga rënia e importeve të makinerive dhe pajisjeve dhe materialeve ndërtimore.
Megjithatë, kjo rënie u zbut nga rritja e importeve të energjinë, mineraleve dhe produkteve ushqimore, duke treguar se ekonomia shqiptare mbetet e varur nga furnizimi i jashtëm për mallrat bazë
Edhe gjeografia tregtare po ndryshon. Teksa Italia ka qene partnerja kryesore ne shkembimin e mallrave,, eksportet drejt saj ranë ndjeshëm.
Rënie u shënuan edhe drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa Greqia, Gjermania dhe veçanërisht Spanja po shfaqen si tregje ku produktet shqiptare po fitojnë terren.
Në import, Kina po forcon rolin e saj, duke zgjeruar peshën në tregun shqiptar.
