Metsola: Greonlanda nuk është në shitje, të respektohet sovraniteti i saj

Bashkimi Evropian mbështet Danimarkën dhe popullin e Groenlandës. Ne e bëjmë këtë të bashkuar dhe të vendosur, shkroi në X presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.

Masat kundër aleatëve të NATO-s të shpallura sot nuk do të ndihmojnë në sigurimin e sigurisë në Arktik.

Ato rrezikojnë të kundërtën, duke i inkurajuar armiqtë tanë të përbashkët dhe ata që dëshirojnë të shkatërrojnë vlerat dhe mënyrën tonë të jetesës së përbashkët”, shkroi ajo.

”Groenlanda dhe Danimarka e kanë bërë të qartë: Groenlanda nuk është në shitje dhe sovraniteti dhe integriteti i saj territorial duhet të respektohen. Asnjë kërcënim për tarifa nuk mund ose nuk do ta ndryshojë këtë fakt”, shtoi ajo.