PAMJE mahnitëse nga Vjena, Lumi Danub ngrin plotësisht pas 70 vitesh
Për herë të parë pas 70 vitesh, ngrin plotësisht lumi Danub në Vjenë. Temperaturat ekstreme të ulta, kanë sjellë pamje të rralla dimërore, duke e kthyer lumin më të madh të rajonit në një panoramë spektakolare akulli.
Danubi është mbuluar nga akulli si pasojë e valës së zgjatur të të ftohtit dimëror që prej ditësh ka përfshirë Hungarinë dhe gjithë Evropën Qendrore.
Siç shihet edhe nga pamjet, Autoriteti i Lumenjve në Vjenë ka dërguar një anije akullthyese për të hapur një kanal të lundrueshëm, duke siguruar qarkullimin dhe sigurinë e trafikut ujor.
Hera e fundit kur Danubi ishte ngrirë komplet, ishte viti 1954, duke u mbuluar nga akulli.
Mientras las altas temperaturas se imponen en esta parte del mundo, un video de un dron capturó a un rompehielos abriéndose paso por el Danubio mientras el invierno extremo azota a Hungría.#NoticiasEnTVP pic.twitter.com/uvLKb08qla
— TVP (@TV_Publica) January 16, 2026
