"Prezenca e përfaqësuesit, rikujtesa e obligimeve"/ Abazi: BE do të mbaj 'lakun në fyt' ndaj Kosovës për përgjegjësitë që ka marrë
Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë ish-zv.kryeministri i Kosovës, Haki Abazi i cili ka folur lidhur me takimin e Peter Sorensen me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmani
Një takim i cili ka pasur synim hapjen e diskutimeve Kosovë-Serbi, gjë që Abazi i ka cilësuar si një hap për të mos humbur më kohë.
“Paraqitja e rradhës e BE me qëndrime të njëjta, e kemi parasysh kemi një marrëveshje në Bruksel dhe një aneks marrëveshje në Ohër, e cila ka mbetur aty.
Çfardo që është duke u thënë e brendshëm publik për obligimet që ka Kosova ndaj BE, në çfarëdo ecje para, është zbatimi dhe ekzekutimi i marrëveshjeve. Sot vizita ishte rikujtim, do të thotë pa humbur kohë, në fillim të janarit për kryeministrit në detyrë dhe potencialisht kryeministrit në detyrë pas konstituimit të vendit.
I bie që BE do e mbajë, si të themi, “lakun në fyt” për Kosovën për obligimet që ka marrë. E mira në fatkeqësi është që është i njëjti kryeministër, i cili do bëjë zbatimin e atyre marrëveshjeve.
Prezenca e përfaqësuesit është rikujtim për obligimet.”-tha Abazi.
