FSK nis ligjërata në shkolla për rreziqet nga minat
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, ka nisur zbatimin e ligjëratave për vetëdijesimin nga rreziku i minave.
Lajmin e ka bërë të ditur FSK-ja përmes një komunikate për media.
“Forca e Sigurisë së Kosovës me Instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare, kanë filluar realizimin e ligjëratave për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme të ulët në Komunat e Kosovës me qëllim të ngritjes së vetëdijësimit të nxënësve për rrezikun që shkaktojnë minat dhe mjeteve tjera të ndryshme eksplozive të pashpërthyera që ndodhen në territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Sipas FSK-së, ky projekt, i cili zbatohet tash e disa vite, mbahet për të gjitha komunitetet me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të incidenteve me mina apo mjete tjera të pashpërthyera, të cilat paraqesin rrezik për qytetarët e vend
