Plas sh*rri në Velipojë/ 47-vjeçari bën për spital shtetasin, autori me a*më përfundon në pranga. DETAJE + VIDEO nga ngjarja

Velipojë,një ndërhyrje e shpejtë e policisë ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të një konflikti fizik në fshatin Gomsiqe.

Policia njofton se gjatë konfliktit, shtetasi 42-vjeçar F. K. u dëmtua dhe po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Shkodër. Falë veprimeve të menjëhershme operative, u arrestua shtetasi 47-vjeçar N. S., i cili dyshohet se ka shkaktuar konfliktin për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestruar një armë zjarri pistoletë që N. S. e kishte pa leje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.