Përmbytjet në Myzeqe/ Serat nën ujë, dëme të mëdha për fermerët dhe ekonominë

Përmbytjet në Myzeqe/ Serat nën ujë, dëme të

Që nga nëntori 2025, zonat bujqësore të Myzeqesë janë përmbytur tre herë, duke shkaktuar dëme të rënda në sera, prodhim dhe blegtori.

Fermerët fajësojnë jo vetëm reshjet, por sidomos keqmenaxhimin e digave, hapjen e portave të hidrocentraleve pa paralajmërim dhe bllokimin prej vitesh të kanaleve kulluese.

Ekspertët vlerësojnë se rreth 40 mijë hektarë janë përmbytur deri tani, ndërsa zonat e prekura kontribuojnë në mbi 65% të prodhimit të perimeve dhe rreth 80% të eksporteve të produkteve të freskëta. Situata pritet të ndikojë negativisht si në të ardhurat e fermerëve, ashtu edhe në çmimet dhe eksportet bujqësore të vendit.