Vendim i ri për tarifat: Lehtësim financiar për studentët italianë të Mjekësisë në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2026, 08:31
Studentët italianë që ndjekin studimet e Mjekësisë në Tiranë, në kuadër të programit të përbashkët me universitetin “Tor Vergata” të Romës, nuk do të paguajnë më tarifa më të larta se bashkëmoshatarët e tyre në Itali.
Pas ndërhyrjes së ministres italiane të Universitetit, Anna Maria Bernini, tarifat janë ulur nga 9 650 euro në një vlerë që varion nga 0 deri në 3 100 euro, në bazë të të ardhurave familjare.
Vendimi erdhi pas rishikimit të marrëveshjes mes universiteteve, me synimin për të garantuar barazi dhe akses të drejtë në arsim për rreth 220 studentë.
