Gjunkshi: Në 113-vjetorin e Policisë Shqiptare, arratiset i arrestuari për 4 vr*sje
Në ditën e përvjetorit të 113-të të Policisë Shqiptare, arratiset një i arrestuar për 4 vrasje. Siç vë në dukje këshilltari për sigurinë i PD-së, Xhemal Gjunkshi, në ditën e propagandës, bie maska e sigurisë.
Arratisja e një të arrestuari për katër vrasje nga spitali, në një ditë që duhej të festonte sigurinë dhe rendin, tregon dobësitë e strukturave të sigurisë dhe sfidat e shtetit ligjor.
Reagimi i Xhemal Gjunkshit:
Sot, në 113-vjetorin e Policisë Shqiptare, ndodh kjo:
një i arrestuar për katër vrasje, me urdhër të SPAK, arratiset nga spitali.
Në ditën e uniformës, shtetit i ikën i burgosuri. Në ditën e propagandës, bie maska e sigurisë.
Sepse sot kemi një polici të akuzuar për lidhje me krimin e organizuar,
një polici që më shumë mbron sistemin sesa ligjin dhe një shtet ku përgjegjësia humbet bashkë me të arrestuarit.
113 vite histori,
por sot, zero garanci për qytetarët.
Gëzuar përvjetorin… nëse kjo quhet shtet ligjor.
