“Fëmijët po ngrijnë në klasë!” – Shkolla ‘9 Tetori’ pa ngrohje, prindërit të shqetësuar

Një grua ka telefonuar në emisionin “Ora Juaj” në Ora News, duke kërkuar ndihmë për kushtet në shkollën “9 Tetori” në Sarandë.

Sipas denoncimit të saj, në ambientet e shkollës nuk ka asnjë ngrohëse, ndërsa fëmijët janë të detyruar të zhvillojnë mësimin në temperatura shumë të ulëta.

“Fëmijët po dridhen nga i ftohti. Nuk ka asnjë ngrohje në shkollë,” u shpreh ajo gjatë telefonatës, duke theksuar se situata është e papranueshme dhe rrezikon shëndetin e nxënësve.