"Prurjet marramendëse të plastikës në lumenj janë kriminale"/ Rama: I lëshojmë si lopa bajgat

Për kryeministrin Edi Rama një nga faktorët kryesore të përmbytjeve si pasojë e reshjeve të shiut është edhe faktori njerëzor.

Rama ngriti shqetësimin e hedhjes së plastikës, duke shkaktuar grumbullime në sasi të këtyre materialeve.

“Prurjet marramendëse të plastikës në lumenj janë kriminale në kuptimin e plotë të fjalës. Kudo ku na teket lëshojmë si lopa bajgat mbetjet e konsumit tonë është diçka që e mbulon me bajga flamurin”, tha Rama ne podkastin e tij “Flasim”.