Nga Fierza në tregjet e huaja/ Mbi 1.1 milionë euro të ardhura nga shitja e energjisë elektrike nga KESH
Ndërsa reshjet intensive të ditëve të fundit kanë mbushur rezervuarët e hidrocentraleve, KESH ka ka hapur procedura për të shitur energji elektrike në tregun e huaj.
Përmes një procedure të zhvilluar për periudhën 10–11 janar, KESH ka arritur të shesë 19 000 megavat-orë energji, me çmim mesatar 57.6 euro, duke gjeneruar rreth 1.1 milionë euro të ardhura.
Nderkohe pas mbzlljes se kesaj procedure, KESh ka hapur nje tjeter ankand per peiudhen 12-18 janar per shitjen e nergjise elektrike. Një total prej 59,990 MWh u kontraktua me çmim mesatar 59.82 euro/MWh sipas njoftimit te Korporates Elektroenergjitike shqiptare.
Shitja është bërë e ndarë në 3 lote, çmimi më i ulët për megavat ishte 22 euro mwh, ndersa cmimi me i larte arriti ne 90.10 euro mhw.
Nderkohe te dhenat e fundit tregojne se prurjet vayhdojnë të jenë në nivele të larta ne 3 histrocentrale e Kaskades se Drinit, 1,500 meter kub per second ne Fierze, 550 meter kub per second ne Koman dhe Vau i Dejes 150 meter kub per sekond.
Reshjet e dendura te diteve te fundit rrisin prodhimin nga burimet hidrike, duke ndihmuar në menaxhimin më të mirë të furnizimit kombëtar me energji elektrike por edhe tregtimit te tij jashte vendit.
