E RËNDË NË DURRËS! Braktisi fëmijët e saj brenda në banesë për 3 DITË, policia procedon 33-vjeçaren

Policia e Durrësit ka bërë me dije për një rast keqtrajtimit të të miturve, për të cilën akuzohet shtetasja B. B., 33 vjeçe për këtë vepër penale.

Rasti u bë i njohur si rrjedhojë e një denoncimi nga shtetasja D.V., e cila ka deklaruar për blutë se ish-nusja e djalit të saj kishtë abandonuar në banesë tre fëmijët në pallatin ku banonin.

Menjëherë pas këtij denoncimi, uniformat blu në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve kanë marrë të miturit në mbrojtje dhe këta të fundit janë dërguar për ekzaminime mjekësore.

Tashmë, tre fëmijët janë nën kujdesin e Qendrës së Mbrojtjes së Fëmijëve në Durrës.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.