SINDIKATA PËR TEKNOLOGJINË NË SHKOLLA/ Kaptelli: Arsimi ndodhet larg standarteve të vendeve të zhvilluara, mungesa e internetit është pengesë

Teksa teknologjia po ndërton të ardhmen e arsimit në mbarë botën në shumë shkolla vijon të mungojë infrastruktura e nevojshme.

Presidenti i sindikatës së pavarur të arsimit Nevruz Kaptelli ka ngritur këtë shqetësim. Sipas tij arsimi ne shqiperi është shumë larg standarteve që kërkohen nga vendet e tjera të zhvilluara.

Pavarësisht kërkesave të shumta për përmirësimin e kushteve teknologjike, Kaptelli thotë se mungesa e internetit të shpejtë dhe paisjeve dixhitale është një ndër pengesat.

Për Kaptellin pa njohuri të avancuara për përdorimin e inteligjencës arsimore mësuesit nuk mund të ofrojnë mësim bashkëkohor.

Teksa teknologjia po ecën me ritme tejet të shpejta është thelbësore që të rritet sistemi arsimore të mos mbetet pas.