Shantazhet online/ Ekpserti i IT: Kërcënimet virtuale ndaj vajzave po ndodh më shpesh, sfidë për organet ligjzbatuese

Shantazhet Online janë kthyer në një problem serioz ku viktimat shpesh jane vajzat e reja.

Eksperti I IT Ardit Gavani në një interviste per Ora News ka folur per kercënimet online që po shtohen teska ka theksuar se identifikimi i autorëve është një sfidë për organet ligjzbatuese.

Gavani ka shpjeguar se këto raste shpesh kërkojnë bashkëpunimin e ngushtë me policinë dhe prokurorinë si dhe përdorimin e teknologjive të avancuara për të mbledhur prova për identifikim.

Teksa paralajmëroi për kujdes eksperti u shpreh se ky fenomen ka nevoje për bashkëpunimin e gjithësecili pasi kërcënimet online po bëhen gjithnjë e më shumë të zankonshe.