Përmbytjet në vend/ Profesor Teqja: Duhet të ndryshojmë mënyrën e trajtimit të problematikës që përsëritet vit pas viti

I ftuar në studion e OraNews ka qenë profesori i arkitekturës së peisazhit, Zyhdi Teqja, i cili ka folur për situatën e përmbytjeve në vend.
Teksa ai ka argumentuar shqetësimin e tij më gjendjen aktuale të reshjeve të rënduara në Shqipëri, Peqja ka shtuar se themeli i problematikës që përsëritet vit pas viti është qendrimi dhe mënyra e trajtimit të tij.

Unë në fakt prej kohësh e kam ngritur shqetësimin, lidhur me përmbytjet e mundshme.

Në mënyrë të veçantë pas përmbytjes së Vlorës, në tetor të vitit 2024. Unë i jam drejtuar dhe autoriteteve të ndryshme qeveritare për të ndërmarrë iniciativa që kanë të bëjnë me një studim të mirëfilltë për çështjen e përmbytjet.

Këto ditë është folur, shumë gjëra janë thënë. Ajo që unë mendoj që sjellë si të veçantë, të cilën unë dua ta theksoj më shumë, është që për çështjen e përmbytjeve, ne kemi nevojë të ndryshojmë esencialisht sjelljen, qëndrimin dhe mënyrën e trajtimit të problemit.

Sepse mendoj se kjo është në themel të situatës së përmbytjeve që përsëritet vit pas viti.”- tha profesori.