U përpoqën të transportonin k*nabis në Itali/ Arrestohen 3 gra amerikane
Tre gra nga Shtetet e Bashkuara që po udhëtonin për në Milano u arrestuan të shtunën në aeroportin Eleftherios Venizelos, ndërsa po përpiqeshin të eksportonin 72 kilogramë kanabis.
Sipas mediave të huaja, tre gratë, të moshës 29, 33 dhe 37 vjeç, dyshohet se janë anëtare të një grupi kriminal ndërkombëtar që eksportonin kanabis të llojit 'skunk' në Itali nëpërmjet fluturimeve ajrore.
Mediat greke, shkruajnë se arrestimet u kryen pas kontrolleve të synuara dhe përdorimit të informacionit, si dhe pas verifikimit të kryqëzuar dhe analizës së të dhënave, të cilat çuan në identifikimin e të akuzuarve pak para nisjes së tyre për në një destinacion italian.
Nga kontrolli i kryer në bagazhin e tyre, u zbulua se ata kishin fshehur në pako najloni brenda bagazhit, -72- kilogramë dhe -700- gramë kanabis hidroponik (skunk) të papërpunuar. Përveç kësaj, u gjetën dhe u sekuestruan -3- telefona celularë.
