Përmbytje në Thumanë, prej 4 ditësh banorët në Miliskajë në qiell të hapur: Askush nuk ka ardhur për të na ndihmuar

Përmbytjet kanë prekur edhe fshatin Miliskajë të Krujës. Banorët e zonës, prej 4 ditësh kanë mbetur në qiell të hapur, për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar banesat e tyre.

Për mediat, ata shprehen se nuk mund të largohen, pasi kanë çdo gjë në fshat.

Banorët u shprehën se autoritetet nuk kanë shkuar për t'i ndihmuar.

“Jemi përmbytur, ka 4 ditë. Jemi përmbytur të gjithë banorët e këtji fshati. Kanë sjellë dy pako oriz, dy pako makarona. As për t’u veshur jo. Këtu nuk ka ardhur as shteti, as komuna, as bashkia. I kanë frikësuar njerëzit.

Unë nuk kam lidhje me asnjë. Ne jemi këtu, ka fermerë, këtu është fshat, kanë bagëti, nuk ka asnjë ndihmë. Edhe media ka pasur frikë që të vijë. Ju faleminderit që erdhët. Sa të duash, është përmbytur edhe gjëja e gjallë.”, tha një banor.