VIDEO/ Reali fiton derbin falë Valverde-s dhe Rodrygo-s, finalja, një "El Clasico" kundër Barcelonës

Finalja e madhe e Superkupës së Spanjës do të jetë një klasike mes Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Në gjysmëfinalen e dytë mes ‘Los Blancos’ dhe Atleticos së Madridit, skuadra e Xabi Alonsos troumfoi 2-1 falë një supergoli të Valverdes dhe finalizimit të Rodrygos, ndërsa goli i Sorloth vetëm se e mbajti të hapur derbin e Madridit deri në sekondat e fundit të shtesës. 

Zhbllokohet ende pa u ngrohur mirë muskujt e futbollistëve gjysmëfinalja e dytë e Superkupës së Spanjës, Atletico – Real Madrid.

Në minutën e dytë, Federico Valverde shënon me një ghuajtje fantastike nga goditja e lirë nga distanca e largët. Topi përfundon në këndin e sipërm të majtë, duke e lënë portierin totalisht të pafuqishëm. Një realizim që kërkon orë të tëra stërvitjeje për të arritur këtë saktësi. Rezultati tani është 0-1 për Real Madridin.

Atletico Madrid – Real Madrid 0-1

Në  minutën e 55, Federico Valverde jep një pasim perfekt në thellësi për Rodrygo-n, i cili brenda zonës godet saktë dhe e dërgon topin në këndin e poshtëm të majtë. Real Madrid dyfishon.

Atletico Madrid – Real Madrid 0-2

Vetëm tri minuta më pas, ngushton diferencën në 1-2 Atletico: Giuliano Simeone kroson bukur në zonë dhe Alexander Sørloth përfiton, duke shënuar me kokë në portë të boshatisur. Atlético rikthehet në lojë.

Atletico Madrid – Real Madrid 1-2