BARCELONA NË FINALE TË SUPERKUPËS/ Katalanasit mposhtën 5-0 Atletic Bilbao, presin derbin e madridit

Barcelona është finalistja e parë e superkupës së spanjës. Katalanasit mposhtën  Atletik Bilbao në gjysmëfinale me rezultatin e thellë 5 me 0. Skuadra e Flick pret finalistin tjetër që do të dalë nga derbi i Madridit

Barcelona është një hap larg mbrojtes së titullit të superkupës së spanjës. Skuadra e hansi flik ka arritur të kualifikohet në finale, pasi eliminoi Atletik Bilbaon.

Baskët ishin të pafuqishëm për të ndaluar euforinë e katalanasve, teksa pësuan 5 gola, 4 prej të cilëve në pjesën e parë. Protagonistë ishte Rafinja me dopjetë, dhe  Fermin Lopez dhe Roni Bardxhi me një gol e dy asisiste secili.

I pari që hapi serinë e golave ishte  Ferran Torres me një gol nga brenda zonës.

Pas asistit për Torres, Fermin Lopez dyfishoi rezultatin me një goditje të fortë brenda 11 metershit.

Më pas ishte radha e Roni Bardxhi për të lënë gjurmë në këtë sfidë. Sulmuesi shënoi golin e tretë të sfidës dhe të parin personal duke i dhënë qetësi skuadrës.

Më pas skenën e mori Rafinja. Braziljani shënoi një supergol nga brenda zone duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit për të reaguar.

Sulmuesi i katalanasve vulosi sfidën me një gol në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 52, Rafinja shënoi golin e pestë për barcelonës duke konfirmuar formën e mirë që po kalon. Kështu Barcelona shkon në finalen e superkupës dhe synon të fitojë trofeun për herë të 16 në histori. Në finalen e së dielës, katalanasit do të ndeshen me Atletiko Madrid ose Real Madridin