FOTO/ Klajdi Kuka, zyrtarizohet portier i ri i KS Tirana
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 16:46
Klubi i Futbollit Tirana ka zyrtarizuar emërimin e Klajdi Kukës në rolin e portierit për skuadrën kryeqytetase.
“Njihuni me Klajdi Kukën. I bashkohet portierëve tonë. Gati për të mbrojtur ekipin dhe të mbajë rrjetën e paprekur”, shkruhet në rrjetet sociale të KF Tirana.
Klajdi Kuka është rikthyer zyrtarisht te Tirana, duke hapur kështu një kapitull të ri me klubin bardheblu. Portieri mbylli aventurën e tij me Egnatian, skuadër me të cilën qëndroi për dy sezone, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në kampionat.
Portieri i bardhebluve zëvendëson Leon Kozin.
