"Mos të flasim përralla" - Kukësi në krizën e braktisjes, Eni Imami: Ja arsyet që çuan në largimin tim nga klubi

Largimet e njëpasnjëshme po e çojnë skuadrën verilindore të Kukësit drejt një shpërbërjeje të pjesshme, ndërkohë që Kukësi përballet me nevojën urgjente për riorganizim të brendshëm.

Situata bëhet edhe më shqetësuese në aspektin teknik. Edhe pse ishte paralajmëruar se klubi do ta kishte gati trajnerin e ri në fillim të vitit 2026, java e parë e janarit u mbyll pa asnjë zhvillim konkret.

Aktualisht, skuadra vijon të drejtohet nga një staf kujdestar, me në krye drejtorin Asuel Dervihaj. Rei Pecani, Argel Avdiu, Eni Imami dhe Plarent Fejzaj janë tashmë zyrtarisht të larguar, por lista e “divorceve” pritet të zgjerohet edhe më tej.

Për të kuptuar më shumë se cc’po ndodh me këtë skuadër i ftuar në studion e emisionit “Sport Focus” në “Ora News” i ftuar ishte Eni Imami.

“Patjetër sigurisht, madje si ide logjike e presidentit aktual nuk ishte e keqe, si shkuan gjërat.

Domethënë që më vjen keq, por që si ide ishte një ndërthurje e dy tre lojtarëve me eksperiencë, që isha unë edhe dy shokët e mi, dhe disa djem të rinj.

Ideja ishte që këta çunat e rinj për t’i ndihmuar, për të bërë atë hapin në karrierë, për t’u shitur diku tjetër. Nga kjo do vinin të ardhurat për klubin, por tani mos të flasim përralla”, tha Imami

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ENI IMAMIN